Grupi parlamentar gjerman CDU/ CSU ka dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Gazetari Auron Dodi  në një lidhje telefonike me “News 24” tha se ky grup parlamentar nënvizon se Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e vendosura më herët  e nëse i realizon, do të hapen negociatat. Ndërsa, vendimmarrja politike e grupit do të shprehet nesër.

Grupi CSU u shpreh dakord që qeveria federale të japë pro. Kërkohet nga qeveria gjermane që në tetor të hapen negociatat në tetor. Rezoluta e CSU ka marrë shumicën e votave. Nuk janë shtuar kushtet e grupit parlamentar, por thjesht ka një organizim.

Grupi parlamentar i CSU është grupi më i madh, më i fuqishëm. Ky grup parlamentar e ka dhënë PO, me kushte. Kushtet e CSU janë që të krijohet SPAK dhe të ngrihen institucione të tjera të rëndësishme”, deklaroi Dodi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb