Karabinierët italianë kanë arrestuar katër persona të dyshuar si autorë të sulmit me eksploziv ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, duke ekzekutuar masa paraprake për akuza që lidhen me posedimin e lëndëve shpërthyese dhe dëmtimin e pronës, të rënduara nga përdorimi i metodave mafioze.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e 16 tetorit 2025 në Pomezia, pranë Romës, kur një pajisje shpërthyese u vendos dhe shpërtheu përpara portës së banesës së gazetarit. Si pasojë e shpërthimit, u shkatërruan dy automjetet e Ranucci-t, të cilat ishin të parkuara në rrugë, ndërsa u dëmtua edhe muri rrethues i pronës.

Sipas autoriteteve italiane, hetimet janë ende në zhvillim për të identifikuar personat që dyshohet se kanë porositur sulmin, ndërsa pista e krimit të organizuar mbetet një nga drejtimet kryesore të hetimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: