Ky 8 mars ka qenë edhe më special për Rezarta Reçin. Gazetarja e mirënjohur e “News 24”, ka marrë në ditën e festës së gruas një vlerësim të vyer. Moderatorja e “Arratia e Peshkut të Kuq” është nderuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Naim Frashëri”. “Në vlerësim të kontributit dhe rolit të çmuar si hulumtuese, evidentuese dhe përcjellëse e vlerave unike të figurave të shquara të artit, kulturës, sportit e mjekësisë, duke mundësuar pasqyrimin dhe njohjen publike të evoluimit dhe emancipimit intelektual të shoqërisë shqiptare ndër dekada”, thuhet në motivacionin e titullit të akorduar gazetares nga kryetari i shtetit. Prej më shumë se një dekade, Rezarta është prezantuesja e një prej emisioneve më të sukseshëm në fushën e artit dhe kulturës sikundër është emisioni “Arratia e Peshkut të Kuq”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb