Ka vdekur në moshën 40-vjeçare Rachel Bland, gazetarja e BBC e sëmurë me kancer që të martën e kishte paralajmëruar largimin e saj me një postim në Instagram.

E prekur nga një tumor në gji prej dy vjetësh, prezantuesja, e vetëdijshme për fatin e saj nisi të punonte për një libër të dedikuar për djalin e saj me titullin “Për Fredin”.

“Dua që të kujtohet për mua”, kishte thënë gazetarja.
“Ishte një prezantuese e madhe, ashtu siç ishte një vajzë, motër, teze, mbesë, grua dhe mbi të gjitha nënë e madhe dhe e dashur për të voglin e saj të shtrenjtë Freddie”, deklaroi bashkëshorti i 40-vjeçares.

“Jemi krenarë dhe falënderues për punën e mrekullueshme që Rachel përmbushi duke shkruar librin e saj, duke luftuar kancerin dhe duke provuar se mund të jetohet në mënyrën më të plotë të mundshme dhe kur ke një sfidë kaq të madhe për t’u përballur”, u shpreh më tej bashkëshorti i gazetares.

Diagnoza e kancerit i ishte komunikuar në nëntor të vitit 2016: për Krishtlindje kishte nisur kimioterapia, ndërsa në korrik 2017 iu nënshtrua mastektomisë. Në maj të këtij viti kishte nisur një cikël kurash në një klinikë të specializuar, por përparimi i kancerit ka rezultuar i pandalshëm.
Më shumë se sëmundja, megjithatë, ajo që gjithmonë e kishte trembur, siç e ka ka thënë ajo vetë shumë herë, ishte mendimi “se do linte djalin e saj të vogël pa nënën e tij”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: