TIRANE– Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje rreth seancës së sotme të KPK që u zhvillua për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili do të kalojë në ‘sitën’ e Vettingut.

Në një lidhje direkte nga ambientet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lala tha për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se Selimi kishte kërkuar që të ndërpritej seanca e sotme, me pretendimin pasi në një televizion dolën të dhëna konfidenciale. Lala tha se pavarësisht kërkesës së gjyqtarit, pasi trupa gjykuese u konsultua, vendosi që të vijojë seancës.

Po ashtu Lala tregoi mes të tjerash edhe pjesë nga fjala e gjyqtarit, i cili kishte pohuar se pavarësisht faktit që emri i tij përmendej në burgje dhe mes sekserëve në gjykata, nuk kishte lidhje me këto raste korruptive.

“Zoti Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë ishte ftuar sot në seancë dëgjimore. Ai do të njihej me rezultatet e hetimit administrativ të zhvilluara që nga nëntori i vitit të kaluar. Në hyrje të seancës dëgjimore Zoti Selimi bëri një kërkesë për pezullimin e seancës, duke argumentuar se nga një tv kombëtar janë nxjerë dhe publikuar të dhëna sensitive që i kanë dëmtuar imazxhin e tij. Dhe për këtë arsye ai tha se do ti drejtohet ONM të niste procedurën disiplinore ndaj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi të dhënat janë sensitive dhe nuk duhet të ishin bërë publike. Trupa gjykuese u tërhoq për 15 minuta në dhomën e këshillimit, duke u kthyer më pas në seancë ku vendosi rrëzimin e kërkesës së Selimit me arsyetimin se kjo nuk e pengon zhvillimin e hetimit disiplinor nga KPK. Edhe pse zot Selimi tha se nuk ka kundërhstime për trupën gjykuese për të cilën ka konsideratë të lartë. Anëtari i gjykatës kërkoi dhe bëri kërkesë proceduriale dhe e cilësoi procesin të paragjykuar. Pasi sipas tij KPK se ka përfunduar ende hetimin në dy kriteret e tjera. Ai tha se KPK është duke e gjykuar për figurën morale dhe lidhjet e tij shoqërore, por jo për gjetjet për pasurinë dhe aftësinë profesionale. Ai tha se nuk ka më arsye që të qëndronte ai dhe më pas u largua. Ai bëri në një farë mënyre dhe mbrojtjen e tij, ndërsa tha se kishte ardhur aty për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e tij. Gjyqtari tha se në karrierën e tij 20-vjecare kishte dhënë dënime dhe pafajësi duke u bazuar tek provat dhe faktet. Ky proces sipas tij i paragjykuar si jep shansin që të bënte mbrojtjen. Ndonëse kryesuesja e seancës i kërkoi që të qëndronte aty dhe të jepte shpjegime, gjyqtari u largua. Zoti Selimi tha se emri i tij përflitet në burgje dhe nga sekserët rreth e rrotull gjykatës, por ai tha se kurrsesi nuk është ndikuar nga persona të ndryshëm dhe nuk ka bërë padrejtësi dhe nuk është përfshirë në afera korruptive. Më pas ai u largua dhe nuk bëri asnjë koment për mediat. Në këto momente relatorja po bën relatimin e raportit, siç u tha dhe nga zoti Selimi, që ka të bëjë me figurën morale. Pak më vonë do t’ju japë detaje. Sipas KPK zoti Selimi ka disa kontakte që janë konsideruar të papërshtatshme me personazhe të botës së krimit”, raportoi Lala.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: