TIRANE- Pak para nisjes së seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit,  gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi ka kërkuar pezullimin e seancës dhe hetim disiplinor ndaj trupës gjykuese të KPK. Pezullimi është kërkuar, pasi sipas tij në një televizion janë transmetuar të dhëna sensitive që janë shitur nga trupa gjykuese e përbërë  Xhensila Pine, Etleda Çiftja, V.Sanxhaktari.

“Përmes komunikimit publik me është bere me dije përbërja e trupës gjyqësore. Dhe unë kam shprehur konsideratën për të tre anëtaret e KPK. Por nisur nga faktet që kanë ndodhur rishtaz dua të nisë hetimi disiplinor ndaj trupës sepse në TCH dje është transmetuar një kronike ku jep të dhëna sensitive. Unë kërkoj pezullimin e seancës dëgjimore sepse do i kërkoj ONM të nisë procedure disiplinore sepse janë përdorur të dhëna kofidecinale. Unë dyshoj se këto te dhëna i janë shitur ketii TV dhe mendoj se ky TV ka shkuar me tej sa të ndikojë në këtë proces”- ka thënë gjyqtari.

Por pavarësisht pretendimeve të gjyqtarit KPK ka vendosur të mos pranojë kërkesën e  tij dhe ta cilësojë seancën të drejtë. Pas refuzimit të kërkesës nga KPK, gjyqtari Shkëlzen Selimi është larguar nga salla.

“Pasi u njoha edhe me vendimin e ndërmjetëm, çmoj qe vazhdimi i procesit bie ndesh me nenin 6 te Konventës së të Drejtave të Njeriut për proces te paanshëm. Siç e shpjegova dyshimi im nuk është te trupa, por te personat që kanë punuar me raportin e DSIK. Kanë nxjerrë sekret hetimor dhe unë s’jam vene ne dijeni. Ky proces po zhvillohet vetëm te figura. Mua s’më janë bere me dije hetimi pasuror dhe aftësitë profesionale. Unë këtu jam për të mbrojtur dinjitetin tim. Pakkush ka mbajt peshe penale si unë me 15 mije çështje te tilla mbi shpatulla. Kam gjykuar çështje penale te jashtëzakonshme. Kam dhënë mbi 15 dënime me burg përjetë. Pasi te largohem, ju lutem bejani ju me dije publikut përgjigjet e mia per konstatimet e hetimit administrativ”, tha Selimi përpara se të largohej nga salla.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: