MARTANESH

Policia e Bulqizës jep detajet e para për shpërthimin e gazit në galerinë Bater të minierës së Martaneshit.

Policia njofton se një minator rreth 50 vjeç ka qenë dule salduar brenda në galeri me gjenerator, ku dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar.

Siç njoftojnë blutë e Bulqizës, në ndihmë të minatorit kanë shkuar edhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se dy prej minatorëve të asfiskuar janë Shyqyri Elezi dhe Murat Hidri.

Buliqizë/ informacion paraprak
Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: