Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, ka vizituar këtë të martë fshatin Bicellë, e ndodhur rreth 15 kilometra larg qytetit.

Fshati ka paraqitur gjithmonë problematika të shumta, duke nisur që nga rrugët e rrënuara dhe rrëshqitja sistematike e dherave, që jo pak raste i ka dëmtuar banorëve shtëpitë.

Bardhi, në takimin që pati me banorët, theksoi se dëmshpërblimi është detyrim ligjor. Ai deklaroi se Partia Demokratike ka në plan që të bëhet një ndarje e re administrative dhe nuk është nevoja që banorët për çdo shërbim të drejtohen për në Elbasan.

“Ne do të kërkojmë konsensus maksimal edhe nga opozita nesër, pas 25 prillit që ta rishikojmë ndarjen territoriale. Nëse nuk do të ketë konsensus, do ta bëjmë me referendum”, u shpreh Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb