TIRANË

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo e sheh si një mundësi për të ruajtur një themel kushtetues të demokracisë, fjalën e lirë, vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për të kthyer në Kuvend paketën anti-shpifje.

Në një postim në “Twitter”, Pollo shkruan se beteja duhet rifilluar.

“Kthimi në Kuvend i ligjit antifjalë nga Presidenti një mundësi për të ruajtur një themel kushtetues të demokracisë që është fjala e lirë. Me gjithë sojin e deputetëve të kësaj legjislature beteja duhet rifilluar”, shkruan Pollo.

Pollo Twitter
Pollo Twitter

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb