Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, prej kohësh qëndron larg mediave dhe është më e rezervuar rreth jetës private.

Megjithatë, ajo nuk heziton që në raste të caktuara të ndajë me ndjekësit ndonjë fotografi nga përditshmëria e saj apo daljet me të fejuarin.

Prej ditësh ajo po përflitet për një shtatzani të mundshme e shkas për këtë u bënë disa fotografi të shpërndara nga i dashuri i saj, Huseyin Usta, në rrjetet sociale.

Genta

Genta në këto imazhe shfaqej më e shëndoshë se zakonisht, me ç’rast bëri të aludohet nga fansat për një shtatzëni të mundshme.

Por një gjë e tillë duket se nuk qëndron pasi e vërteta del të jetë që Huseyin dhe Genta nuk janë në pritje të një fëmije. Kilogramët e tepërt duket se vijnë nga ushqimi dhe mbase lënia pas dore e aktiviteteve sportive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb