ITALI – Ditën e djeshme aktori i njohur George Clooney u përfshi në një aksident rrugor në ishullin italian Sardenja, gjatë xhirimeve të serialit, Catch22. Ai ishte me motorin e tij kur një makinë që po vinte nga krahu i kundërt e ka përplasur.
Në pamjet e publikuara nga mediat italiane shihet George Clooney që fluturon në ajër dhe më pas rrëzohet në tokë. Goditja që mori në kokë 57-vjecari ka qenë e fortë por falë kaskos që kishte në kokë ka shpëtuar paq, pa pasojë të rënda. Ai pasi mori mjekimin e duhur në spital u largua në shtëpi, ku do të qëndrojë 20 ditë pa lëvizur.