Karizmatik, joshës, elegant dhe talent kinematografik. Është George Clooney, “Ikona e vitit’, sipas revistës GQ që i ka kushtuar kopertinat e ardhshme me rastin e edicionit të 25 të ‘Men of the Year’. Me syze dielli prej aviatori aktori, që mbush 60-vjeç majin që vjen, i fotografuar nga Jason Nocito, konfirmohet ikonë e stilit klasik “cool californian”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Clooney është e vetmja ‘gjë’ për të cilën jemi dakord në këtë moment, si komb, nuk dukemi shumë dakord për asgjë… ‘shkruan Zach Baron në numrin e GQ, ku aktori jep një intervistë të gjatë në të cilën flet për karrierën e tij të gjatë në Hollyëood, por edhe për aksidentin e tij me motor dhe si arriti të shpëtojë.

Ai flet në intervistë edhe për miqësinë e tij me Jon Biden dhe për atë herë kur i dhuroi disa miqve të tij 1 milion dollarë secilit në çantë. Ai gjithashtu tregon që është një bashkëshort krenar për gruan e tij Amal si dhe i lumtur për binjakët 3 vjeçar Alexander dhe Elia.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb