George Clooney bëri një udhëtim të shkurtër pas në kohë gjatë intervistës së tij me Jimmy Kimmel. Duke kujtuar vitet e tij të rinisë, aktori i njohur ka folur për problemin me të cilin është përballur me shëndetin, kur papritur gjysma e fytyrës i është paralizuar.

Ylli 61-vjeçar ishte i ftuar në emisionin e Kimmel, konkretisht në spektaklin e përvjetorit të 20 viteve të show, që nga fillimi i tij dhe autorët e programit ishin kujdesur të gjenin foto të fëmijërisë të aktorit të njohur.

Megjithatë, një nga imazhet e shfaqura kishte një kuptim të veçantë për Clooney, pasi shënoi kohën kur ai u diagnostikua me paralizën Bell.

Fotoja e viteve 70 tregon aktorin me flokë kaçurrela, një këmishë shumëngjyrëshe dhe një buzëqeshje të çuditshme. Siç ka shpjeguar ai në mënyrë karakteristike, ajo ka qenë periudha kur vuante nga paraliza e Bell-it, si pasojë e së cilës i janë prekur muskujt e njërës anë të fytyrës.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Dua të theksoj diçka këtu. Ju do të qeshni, jam i sigurt, do të bëni ndonjë shaka, në këtë foto kam paralizën e Bell-it, po aty gjysma e fytyrës sime është e paralizuar. Nëse e shikoni, do të shihni se është një person shumë i ndryshëm nga njëra anë”, nënvizoi George Clooney.

Përveç George Clooney, Angelina Jolie dhe Bruce Willis kanë njoftuar se vuajnë nga paraliza e Bell. Më konkretisht, ishte viti 2016 kur Jolie zbuloi se edhe ajo ishte “goditur” nga kjo paralizë e veçantë.

Aktorja e njohur tregoi se pas divorcit iu shfaq sëmundja, duke i shkaktuar “varjen” e njërës anë të fytyrës. Jolie kishte thënë se arriti ta kapërcejë atë me akupunkturë.

Bell’s është një lloj paralize e fytyrës që shkakton paaftësi për të kontrolluar muskujt e fytyrës në zonën e prekur. Kjo sëmundje u përshkrua për herë të parë në shekullin e 19-të nga kirurgu skocez Charles Bell, prej të cilit mori dhe emrin. Simptomat mund të ndryshojnë nga të lehta në më të rënda. Ato mund të përfshijnë dridhje të muskujve, dobësi ose humbje totale të aftësisë për të lëvizur njërën ose rrallë herë të dyja anët e fytyrës, mpirje në anën e prekur, rënie të qepallës dhe cepit të gojës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: