Cristiano Ronaldo i dhuroi të dashurës Georgina Rodriguez dhuratën më të vecantë për ditëlindje, duke vendosur fytyrën e saj dhe një mesazh në ndërtesën më të lartë në botë.

Babai 36-vjeçar i katër fëmijëve shpenzoi mijëra euro duke ndriçuar horizontin e Dubait me imazhet e mahnitshme të partneres së tij, shkruan The Sun.

Ai publikoi një video, duke treguar fytyrën e bukuroshes spanjolles në fasadën e kullës së famshme Burj Khalifa në Instagramin e tij.

Çifti së bashku me fëmijët e tyre pozuan me ndërtesën në sfond teksa po shijonin një rast të veçantë. “Shumë urime dashuria ime”, -shkruan futbollisti i njohur.

“Kështu përfundon kjo ditë emocionuese ❤️ Nuk gjej dot fjalë ? Faleminderit, faleminderit dhe faleminderit @cristiano Nuk mund të më bësh më të lumtur se kaq. Faleminderit të gjithëve që keni punuar për ta bërë këtë ditë kaq të veçantë ? Dhe faleminderit të gjithëve që jeni gjithmonë aty dhe gëzoheni për lumturinë time dhe të familjes sime ?❤️ Ju dua të gjithëve me zemër ❤️ ?”-shkruan Georgina në postimin e saj krah fotove përrallore nga Dubai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: