Një muaj më parë njoftoi për vdekjen e një prej binjakëve që ajo solli në jetë. Më pas ajo mori pak kohë për të mbajtur zi dhe për të shijuar beben e saj të porsalindur, Bella Esmeralda dhe pikërisht për të ka gjetur forcën për të ecur përpara. Tani Georgina Rodriguez i rikthehet jetës dhe me kurajo parakalon në Kanë elegante dhe seksi.

“Back to Cannes” shkruan ajo në mbështetje të fotove të para të zbarkimit të saj në qytetin francez. Ajo del nga avioni i saj privat ‘e armatosur’ me markat më të shtrenjta. E dashura e Ronaldos shfaqet e bukur dhe intriguese dhe në Croisette tregon trupin e saj në formë të përkryer vetëm disa javë pas lindjes. Duhen forcë dhe vendosmëri dhe Georgina Rodriguez e ka treguar veten më të fortë se kurrë. Të paktën në pamje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ishte 18 prilli kur me një deklaratë të përbashkët Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo shpallën para botës dhimbjen më të madhe që prindërit mund të ndjejnë, pikërisht humbjen e fëmijës së tyre. Në të njëjtën kohë ata bënë të ditur se teksa djali vdiq gjatë lindjes, vajza ka lindur pa komplikime. “Vetëm lindja e vajzës sonë të vogël na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, kanë shkruar ata në rrjetet sociale. Pak ditë më vonë prezantimi për ndjekësit e Bella Esmeralda së bashku me vëllezërit. Tani pak më shumë se një muaj më vonë, Georgina rikthehet për t’u shfaqur në një event publik më e bukur se kurrë.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb