BERAT- Policia e Beratit arrestoi në Skrapar shtetasin Neim Hoxhaj, 65 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi, mjetet e rënda të firmës Agbes Construksion sh.p.k, janë kapur në flagrancë duke shkatërruar basenin e lumit Osum në afërsi të fashatit Munusht, dhe shtetasi Neim Hoxhaj, ka qenë duke drejtuar punimet në cilësinë e teknikut të zbatimit të projektit.

Strukturat e Drejtorisë së Policisë Berat gjithashtu kanë pezulluar punimet e firmës Agnes Construksion sh.p.k.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: