Gëzim në shtëpinë e De Vrij. Mbrojtësi holandez i Interit dhe partnerja e tij, Doina Turcanu, janë bërë zyrtarisht prindër. Në fakt, çifti kanë bërë të ditur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë në Instagram.

“Mirë se erdhe dashuria jonë e madhe. Nolan de Vrij, 28.3.2023”, shkruan Doina në Instagram pas lindjes së djalit.

Mesazhet e shumta nuk kanë munguar, duke filluar që nga patrioti i De Vrij, Denzel Dumfries te Zonja Skriniar dhe gruaja e Calhanoglu. Mbrojtësi holandez nuk luajti me kombëtaren, pasi trajneri Koeman i dha leje për të qëndruar me familjen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Doina Turcanu (@doinaturcanu)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: