Qeveria e re e Italisë e udhëhequr nga ekstremi i djathtë, Giorgia Meloni, ka fituar të parën nga dy votat e nevojshme të besimit në Parlament me një diferencë të konsiderueshme.

Votimi në dhomën e ulët të deputetëve të martën mbrëma ishte 235 pro qeverisë së koalicionit të saj dhe 154 kundër. Koalicionit i duheshin të paktën 195 vota për një shumicë. Të mërkurën, qeveria e re do të përballet me një votim në dhomën e sipërme të Senatit, ku ka gjithashtu një shumicë solide.

Kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni, parashtroi synimet e politikës së qeverisë së saj të martën, duke iu kundërpërgjigjur kritikëve vendas dhe të huaj që shqetësohen se politika e saj e ekstremit të djathtë mund të minojë unitetin evropian ose të drejtat civile të qytetarëve italianë.

Në një fjalim në dhomën e ulët të deputetëve të Parlamentit, Meloni kritikoi Bashkimin Evropian se nuk është gjithmonë i gatshëm për sfida, veçanërisht krizën dramatike të energjisë që kërcënon tani familjet dhe bizneset.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb