Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka falenderuar Lulzim Bashën për elozhet që i ka bërë ky u fundit prokurorit Giovanni Falcone i cili u vra në Palermo si sot 28- vite më parë.

Në rrjetin social twitter duket rishpërndarë statusin e Bashës, Bucci thotë se Falcone është hero italian dhe se e falenderon Bashën për fjalët e bukura mbi ish- prokurorin.

Nga ana tjetër më herët Basha shkruante se Falcone ishte frymëzim për çdo magjistrat për drejtësi të vërtetë dhe përparim të vendit.

 

STATUSI NGA AMBASADA ITALIANE

Amb Bucci: “Faleminderit Lulzim Basha për fjalët e bukura mbi prokurorin Falcone, një hero italian”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb