Tom Brady ka reaguar pas lajmit se ish-bashkëshortja e tij, Gisele Bundchen, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin e saj, Joaquim Valente. Sipas një personi të afërt me legjendën e NFL, Tom Brady është i lumtur për ish-bashkëshorten e tij dhe i uron asaj më të mirën.
Një tjetër person nga ambienti i tij ka raportuar se ish-sportisti e ka kontaktuar për ta uruar. Pak orë më parë, TMZ raportoi se modelja 44-vjeçare kishte lindur dhe si ajo ashtu edhe foshnja ishin mirë, pa treguar detaje për emrin apo gjininë e fëmijës.
Gisele Bundchen ka dy fëmijë me Tom Brady, Benjamin 15-vjeçar dhe Vivienne 12-vjeçare. Pas divorcit të çiftit në vitin 2022, modelja u afrua më shumë me trajnerin 37-vjeçar të jiu-jitzu Joaquim Valente, me të cilin lidhja e tyre u konfirmua në qershor 2023.
Tom Brady reacts to Gisele Bündchen welcoming baby with boyfriend Joaquim Valente https://t.co/Ct6F23XcC0 pic.twitter.com/XFBYvXm3OT
— Page Six (@PageSix) February 5, 2025
Në shkurt të vitit 2024, burimet raportuan se çifti ishte “thellësisht i dashuruar”, pasi u pa duke shkëmbyer puthje në Miami në ditën e Shën Valentinit. Megjithatë, modelja, e cila stërvitet me Joaquim Valente që nga viti 2021, ka mohuar se lidhja e tyre filloi para ndarjes së saj nga Tom Brady.
Në mars 2024, ai i tha New York Times se thashethemet për lidhjen e tyre të supozuar në atë kohë ishin “një gënjeshtër”, duke theksuar se “askush nuk e di se çfarë ndodh në të vërtetë mes dy njerëzve përveç tyre”.
Në tetor 2024, u njoftua se Gisele Bundchen dhe Joaquim Valente ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, me modelen që konfirmoi lajmin muajin pasardhës kur u shfaq me një bark të fryrë në Lotus House Gala. Në të njëjtën kohë, burimet raportuan se Tom Brady “nuk e kishte imagjinuar kurrë” se ish-gruaja e tij do të kishte një fëmijë tjetër.