Gisele Bündchen kohët e fundit foli hapur për faktin se si ndihet në moshën 43-vjeçare, duke treguar atë që ka bërë çdo ditë për të qëndruar e shëndetshme dhe rrezatuese dhe gjithçka fillon kur zgjohet në 5 të mëngjesit.

“Ndihem shumë më mirë në moshën 43-vjeçare sesa në moshën 23-vjeçare, është e mrekullueshme. Ndihem shumë më mirë – të 40-tat janë të mahnitshme,” -tha ajo së fundmi.

Modelja e Victoria’s Secret tregoi se ajo bën stërvitje dhe meditim.

Unë meditoj çdo ditë, bëj stërvitje çdo ditë,” tha ajo. “Jam shumë mirënjohëse që e kam këtë trup, me të vërtetë jam shumë. Tani kam mësuar – sepse nuk isha aq e mirë në të 20-tat ose adoleshencën time – kuptova se trupi im është tempulli im dhe me të vërtetë dua ta shijoj atë. Pra, për mua, lëvizja e trupit tim është diçka e madhe.

Bündchen po e jeton jetën në maksimum duke u zgjuar herët në mëngjes.

Kjo është arsyeja pse zgjohem në 5 të mëngjesit. Kjo është arsyeja pse kam medituar për më shumë se 20 vjet. Dhe kur nuk e bëj, ndiej një ndryshim të madh.” tha ajo, duke shtuar, “Unë nuk kam pirë alkool për më shumë se dy vjet dhe është e mahnitshme se sa më e qartë ndihem.

Bündchen ka ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme gjatë gjithë jetës së saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: