Godinat e pediatrisë në QSUT, nga tre në total, po punojnë vetëm në një godinë. Gazetari Erion Skëndaj, raportoi për “BalkanWeb”, se ndonëse kryeministri Edi Rama, inauguruan godinën e re të pediatrisë më 22 prill të këtij viti, ajo prej 6 muajsh është jashtë funksioni, pasi pritet të bëhet kolaudimi i saj.

Ndërkohë, njëra nga 2 godinat ekzistuese, i është nënshtruar rikonstruksionit, e për rrjedhojë të gjitha shërbimet janë përqendruar në një godinë të vetme.

Sipas gazetarit, në këtë godinë, jo vetëm që nuk janë shtuar shtretërit, por janë përgjysmuar, për shkak se janë shpërndarë për realizimin e një sërë shërbimesh.

Ndër të tjera ai theksoi ishte parashikuar që fillimisht të hapej godina e sapo inauguruar, e më pas, të realizohej rikonstruksioni i dy godinave ekzistuese, por një hap i tillë, deri më tani nuk është ndërmarrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb