Forcat e armatosura japoneze dhe amerikane po vijojnë kërkimet për gjetjen e gjashtë marinsave amerikanë, të cilët rezultojnë të zhdukur pas përplasjes së dy avionëve në brigjet e Japonisë, raportoi sot ministri japonez i Mbrojtjes.

“Një ushtarak amerikan është shpëtuar pak minuta më parë”, sqaroi për median Takeshi Iwaya.
“Avionë dhe anije të ushtrisë amerikane dhe Forcat e Vetëmbrojtjes japoneze po vijojnë ende kërkimet”, deklaroi ministri.

“Dy avionë të ushtrisë që i përkasin Trupës së Marinës u përplasën gjatë një operacioni për furnizimin me karburant në ajër”, sipas ushtrisë amerikane, shkruan atsh.

Avionët e përfshirë janë një avion luftarak F/A-18, me dy anëtarë në bord, dhe një avion për furnizimin me karburant KC-130.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb