Të paktën gjashtë ushtarë të misionit të NATO-s në Afganistan u vranë sot në afërsi të Kabulit, në një sulm të ndërmarrë nga ana e talebanëve kundër një patrulle të përbashkët të ushtrisë afgane dhe forcave të huaja, bëhet e ditur nga burime pranë autoriteteve lokale.

”Sulmi, i pretenduar nga rebelët, ka ndodhur pak metra larg bazës Bagram, në veri të Kabulit, ndërsa një kamikaz me motoçikletë hodhi veten në erë gjatë kalimit të patrullës”, sqaroi Mohammad Asem, guvernator i provincës Parwan.

Kombësia e viktimave ende nuk bëhet e ditur.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: