Në vitin 2016 pritet të vijnë edhe shumë veçori të reja dhe interesante në tregun e telefonave të mençur.

Pas prezantimit të ekraneve të ndjeshme ndaj presionit, pagesave përmes telefonave dhe skanerëve të gishtërinjve, në vitin e ardhshëm kompanitë pritet të sjellin edhe disa veçori që do t’i lënë në harresë produktet e 2015-ës.

Sipas “DigitalSpy” këto janë gjashtë veçoritë që do të vijnë në vitin e ardhshëm:

1. Jetëgjatësia më e mirë e baterive

Shumë shpejt pritet të vijnë bateritë e reja të telefonave të mençur, që do të mbajnë telefoni zgjuar për shumë më shumë se bateritë e telefonave aktualë. Kështu kanë premtuar disa kompani të mëdha.

2. Skanerët e syve
Në vitin 2016, kur të shikoni telefonin tuaj, edhe ai do ju shikojë juve. Kjo sepse skaneri i syve do të zëvendësojë shumë shpejtë atë të gishtërinjve. Me këtë veçori ju mund të hapni dhe mbyllni telefonin vetëm me një shikim.

3. Ekranet e ndjeshme ndaj presionit për të gjithë
Apple i prinë këtij tregu me teknologjinë “3D-Touch”, në telefonat iPhone 6S dhe 6S Plus. Kjo teknologji pritet të vijë në vitin e ardhshëm edhe në Samsung Galaxy S7 e Sony Xperia Z6.

4. Fotografitë më të mira në errësirë
Kur shkrepet një foto në errësirë, deri tani kualiteti ishte gjithmonë i dobët. Por, kjo pritet të ndryshojë në vitin e ardhshëm. Telefonat e mençur do të jenë më të mirë në vitin 2016 dhe do të përmirësojnë fotografitë që shkrepen në errësirë.

5. Panelet 4K
Përpos niveleve të reja të mençura në ndjeshmërinë e ekraneve do të përmirësohet edhe kualiteti i fotografive. Hapi i ardhshëm i kompanive do të jetë kualiteti i fotove në rezolucion 4K.

6. Pagesat përmes telefonave për të gjithë
Apple Pay mundëson pagesa të ndryshme përmes iPhoneve, por kjo së shpejti pritet të vijë edhe për rivalin e madh. Pajisjet Android do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa të ndryshme përmes Google Pay.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: