Vetëm pak ditë pasi dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të PD-së, deputeti Agron Gjekmarkaj është parë sot në shoqërinë e mbështetësve të Berishës. Ai është fotografuar duke pirë kafe me deputetët e Komisionit të Rithemelimit Flamur Noka dhe Edi Paloka. Ky i fundit ka sqaruar me ironi dhe se kush e kishte bërë foton.

Paloka përmes një reagim i tha se Basha qenka bërë dhe fotograf.

REAGIMI I PALOKËS
L.B qenka bere dhe fotograf…!
Nga “fotolajmi” tek lajmi. Pozicioni nga eshte bere fotoja ishte pikerisht nga tavolina ku per here te pare ishte ulur ne kafen e Parlamentit L.B!
Sot jo vetem u ul ne kafe per here te pare me deputetet e tij, po ka gjithe kohen qe i merr me rradhe, i perqafon dhe …ju lutet …! E gjitha kjo pasi ju suli kryetaret e emeruar qe ti sulmonin.
Sa per mua, une me deputetet dhe demokratet jam ulur dhe kam ndare miqesine pavarsisht bindjeve apo mendimeve te tyre.
Tani beka dhe fotografin ! Nuk e imagjinoja qe njeriu mund te zvoglohet e zvoglohet kaq shume!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: