Të paktën 46 persona u gjetën të vdekur brenda një kamioni në San Antonio.

Kryebashkiaku Ron Nirenberg e quajti një “tragjedi të tmerrshme njerëzore”, ngjarjen e rëndë.

Më herët të hënën, këshilltarja e qytetit Adriana Rocha Garcia bëri me dije se viktimat janë emigrantë, pasi ajo u informua për situatën nga shefi i policisë së San Antonio.

Autoritetet u lajmëruan kur një punëtor në një ndërtesë aty pranë dëgjoi thirrje për ndihmë, tha shefi i policisë së San Antonios, Bill McManus në një konferencë të zhvilluar mbrëmjen e së hënës.

Punëtori gjeti një rimorkio me dyer pjesërisht të hapura dhe pa një numër njerëzish të vdekur brenda, tha McManus.

Një zyrtar zjarrfikës tha se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar gjithashtu në spital.

San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikan, është një rrugë kryesore tranziti për kontrabandistët e njerëzve, shkruan CNN.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: