FUSHË KRUJË- Një trup i pajetë është gjetur i vrarë dhe i groposur sot në Nikël të Fushë-Krujës. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për shtetasin Keisi Elion Hysa, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej datës 5 korrik nga familjarët.

Hysa prej vitit 2015 ishte në kërkim nga policia, pasi është dënuar në mungesë për ‘vrasje me paramendim’ të kryer në 2015 në Sarandë. Kanë qenë prindërit e të riut ata që kanë denoncuar pak ditë më para zhdukjen e djalit, ndërsa ata dyshonin se atë e kishin vrarë, kjo referuar edhe një mesazhi që kishin dërguar në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai njihej edhe me një tjetër emër, Kejsi.

Keisi Elion Hysa
vrasja3

Sipas burimeve zyrtare 34-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e Edmond Theodhorit, ngjarje kjo e ndodhur në 10 korrik të vitit 2015. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka idenfitikuar dy persona. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H.R., pronar i një mobilerie, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A.T. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

Për këtë ngjarje është arrestuar edhe vëllai i tij në Itali më 23 shkurt të këtij viti. Keivi Hysa, 27 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 3 vitesh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest në burg’ si një nga autorët e vrasjes së pronarit të lavazhit në Sarandë.

Keivi Hysa
Keivi-hysa-
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb