Një deputet ukrainas ka humbur jetën në një taksi të premten në rrethana të çuditshme.

Sipas njoftimit të policisë, ka nisur një hetim për vdekjen e 33-vjeçarit Anton Polyakov. Ai është ndjerë keq në taksi, teksa më pas mjekët janë përpjekur ta rikthejnë në jetë, por nuk kanë mundur.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa kanë marrë në pyetje taksistin në mjetin e të cilit po udhëtonte deputeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb