Gjendet i vdekur në banesën ku jetonte i vetëm një 74-vjeçar në Fier. Mësohet se i moshuari ishte i vetëm në banesën e tij në lagjen “Kastrioti”.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 10:50 në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij, shtetasi H. M., 74 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: