TIRANE- Një 75-vjeçar është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në Tiranë. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se viktima eshte Hasan Meta i cili punonte si farmacist. Ai është gjetur i vdekur brenda makinës së tij tip ‘Benz’ në parkimin e një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi nga Komisariati i Policisë Nr. 2:
Më datë 19.05.2018, në rrugën “Janos Hunyadi”, në parkimin e një pallati, brenda mjetit tip “Benz”, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi H.M., vjeç 75, banues në Tiranë. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb