TIRANE– Një çante e braktisur në mes të rrugës në zonën e ’21 dhjetorit’ ka alarmuar policinë e Tiranës. Pas telefonatës së mbërritur në qendrën operative, forcat policore të komisariati nr.2 u nisën drejt vendit të ngjarjes. Po ashtu ‘BalkanWeb’ mëson se në vendngjarje shkuan edhe njësia anti-eksploziv, si dhe RENEA. Pas kontrollit të njësisë anti-eksploziv, rezultoi se në cantë nuk kishte asnje lendë të rrezikshme.

Për të parandaluar çdo situatë, policia rrethoi zonën përqark, duke bllokuar edhe kështu qarkullimin e mjeteve.

Fakti që çanta ishte lënë në mes të rrugës, sipas policinë, nuk mendohej se brenda saj mund të kishte lëndë të rrezikshme, si eksploziv. Por duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në disa shtete europiane, pas akteve terroriste, policia e Tiranës ndërmori një sërë masash sigurie. ‘BalkanWeb’ raporton se çanta i përkiste një gruaje të moshuar, e cila e kishte harruar në rrugë. Ka qenë vet e zonja e çantës që kishte marrë në telefon policinë, pasi kishte dëgjuar për ngjarjen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: