Një predhë e vjetër luftarake është gjetur në Sarandë.

Predha mësohet se është gjetur tek plazhi i quajtur “Çentrali” në lagjen nr.1.

NJOFTIMI I POLICISE

Në datë 16.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të Komisariatit Sarandë, se tek plazhi i quajtur “Çentrali” në lagjen nr.1, Sarandë, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb