Në një shtëpi në Gjakovë, një person është gjendur i vdekur. Policia e Kosovës ka lajmëruar se personi i moshës madhore është gjendur pa shenja jete, në banesën ku po jetonte me qira. Vdekjen e ka konstatuar mjeku ligjor në vendngjarje.

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informacione se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Tahir Efendija’ në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen)”, ka thënë për mediat e Kosovës, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai më tej ka bërë me dije se në vendngjarje ka dalë policia dhe se aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: