TIRANE

Të gjithë jemi mahnitur nga disa raste ngjashmërish të njerëzve të thjeshtë me të famshmit. Por raste shqiptarësh me siguri nuk njihni thuajse fare, por kjo sepse nuk keni parë akoma Herolindin. Djali nga Gjilani është sozia e reperit Mozzik dhe vëmë bast që nuk e keni kuptuar që në foton në krye të artikullit është ai dhe jo Mozzik.

Herolind Isufi jeton në Paris dhe ka marrë një vëmendje të madhe në Tik Tok, për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike që ka me Mozzik-un.

Herolindi tanimë është një ndër perosonazhet më të ndjekur në “TikTok” dhe së fundmi në një intervistë për “T7” ai është shprehur se e vlerëson shumë reperin si njeri dhe do të donte që ta takonte.

“E vlerësoj muzikën dhe personalitetin e tij. Do të dëshiroja që ta takoja shumë. Fama që kam marrë në rrjete sociale më ka bërë të ndihem shumë mirë. E vlerësoj faktin që njerëzit më thonë se je si Mozzik, ngjajmë shumë është e vërtetë. Çdo ditë marr mesazhe në lidhje me ngjashmërinë time me Mozzik-un“, thotë ai për T7.

Po ashtu, atij iu drejtua dhe pyetja që i bëjnë shpesh përsa i përket muzikës dhe a i do i futet kësaj bote.

Në lidhje me këtë ai u shpreh se asnjëherë nuk mendon që t’i futet muzikës dhe ëndrra e tij është që të kontribuojë për Kosovën.

Herolind Isufi

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb