Zbardhen detaje nga vdekja tragjike e gruas shtatzëne te Spitali Infektiv. Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se 28-vjeçarja ishte shtruar prej disa ditësh në Infektiv, në katin e tretë të spitalit.

Siç tha gazetari Skëndaj, gjatë ditës së djeshme, gjendja shëndetësore e të resë është rënduar tej mase dhe mjekët kanë vendosur ta transmetojnë në reanimacionin e Spitalit infektiv.

“Kjo tregon se as gratë shtatzënë nuk janë imune ndaj këtij virusi të rrezikshëm. Informacionet paraprake janë që gruaja ishte nga Tirana. Nuk ka ende informacione nëse kishte sëmundje bashkëshoqëruese”, u shpreh gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb