Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin.

Së fundmi një reagim  ka ardhur nga një biznesmen rus, Valery Gerasimov, i cili është shprehur se Vladimir Putin është i sëmurë me kancer, ai gjithashtu akuzon Putin se po shkatërron ekonominë e Rusisë përmjet luftës së tij në Ukrainë.

Biznesmeni rus shprehet se Putin është në gjendje të rënduar, por nuk dihet saktësisht se nga çfarë lloj kanceri vuan.

“Putin e shkatërroi ekonominë e Rusisë ekonominë e Ukrainës dhe shumë ekonomi të tjera. Problemi qëndron në kokën e tij, një djalë i çmendur mund ta kthejë botën përmbys”, ka thënë me tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb