KORÇË

Gjendet i pajetë një shtetas i huaj në malin e Moravës. Bëhet fjalë për një djalë, rreth moshës 27 vjeç i dyshuar si shtetas sirian.

Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta që kanë pushtuar juglindjen. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës.

Informacion paraprak
Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:30, në zonën e Malit Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë nga Lindja e Mesme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb