Gjeneralmajori rus Rustam Minnekaev, ka deklaruar për agjensitë ruse të lajmeve, se ushtria do të synojë të marrë kontrollin e plotë mbi Ukrainën lindore dhe jugore.

“Që nga fillimi i fazës së dytë të operacionit special, një nga detyrat e ushtrisë ruse është të vendosë kontroll të plotë mbi Donbasin dhe Ukrainën jugore”, është shprehur ai, raporton media franceze France24.

Gjenerali i lartë ka theksuar gjithashtu se një hap i tillë po merret në mënyrë që të krijohet një korridor tokësor për Krimenë e aneksuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: