Është transmetuar në “News 24”, Nata e Dytë e Festës së Këngës Shqiptare. Kompozitori Gjergj Leka bashkon prej dy vitesh, 3 breza këngëtarësh që sjellin në skenë më të mirën e muzikës, duke risjellë në skenë edhe këngë të liqenit, si e ajo e Leonard Bulkut.

Pas 38 vitesh në skenë u bashkuan Gjergj Leka me tenorin Kastriot Tusha, me një këngë kushtuar kompozitorit Pjetër Gaci. Në Festën e Këngës Shqiptare, nuk munguan as këngët A Capella, duke i dhënë një tjetrër përmasë festivalit.

Të shtunën e ardhshme është nata e tretë dhe e fundit e festivalit që përballë këngëtarë në hapat e parë dhe emra të njohur të këngës, me muzikë të saposhkruar dhe rikthime këngësh të zhudukura nga fondet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb