Instituti “Robert Koch” ka njoftuar se 147 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani gjatë 24 orëve të shkuara.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të Covid-19 në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 7,369, shkruan “Reuters”.

Përveç të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,251 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 168,551 persona.

Gjermania ndodhet në mes të vendeve evropiane që kanë shumë të infektuar, por ka një numër relativisht të ulët të vdekshmërisë, sidomos në krahasim me Italinë, Spanjën dhe Britaninë e Madhe.

Qeveria gjermane ka hequr shumë masa kufizuese që ishin marrë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë, përfshirë hapjes e fabrikave dhe dyqaneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb