Burri që vrau një punonjës të një pike karburanti në shtator 2021, pasi ai i kërkoi të mbante një maskë brenda dyqanit, u dënua me burgim të përjetshëm në Gjermani.

Kështu vendosi sot gjykata e Bad Kreuznach (Rheinland Palatinate), siç raporton Dpa.

Pas sherrit për maskën, 50-vjeçari gjerman ishte larguar dhe pak më pas ishte kthyer me armë, duke vrarë shitësin 20-vjeçar.

Mbrojtja kërkoi rrethana lehtësuese sepse i akuzuari kishte qenë nën efektin e alkoolit.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb