Statistikat në një ndeshje si ajo mes Italisë dhe Gjermanisë janë gjithmonë interesante dhe rrjeti mediatik gjerman Spox në prag të kësaj përballje në sfidës e quajtur ndryshe si Ger x Ita propozon disa të tilla. Nisur dhe nga fakti që në 8 përballje në një kompeticion zyrtar, Gjermania asnjëherë s’ka mundur të fitojë ndaj Italisë duke patur në total 4 barazime dhe 4 humbje.

Gjithsesi pancerat mund të krenohen me faktin se nuk kanë pësuar ende asnjë gol në këtë turne, dhe dicka e tillë për këtë kombëtare, në katër ndeshjet e para të turneut nuk ndodhte që nga Botërori, Argjentinë 1978.

Italia njihet ndryshe si kombëtarja e kaltër, por në 19 nga 37 ndeshjet e saj në këtë turne, italianët kanë luajtur me fanellë të bardhë, më shumë se kushdo tjetër në Europian.

Në këtë kompeticion, Italia ka fituar 3 ndeshje në total, po aq sa kishte fituar në total, që pas Europianit të vitit 2000. Dhe e fundit por dhe më interesantja, 15 nga 18 golat që dy skuadrat kanë shënuar në sfidat me njëra-tjetrën janë realizuar në pjesën e dytë të takimit.

(d.b/SuperSport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb