Gjermania po vendos dy anije në Detin e Kuq si përgatitje për një misionin ushtarak në Ngushticën e Hormuzit. Lajmi u njoftua nga Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.
“Ndërsa flasim, anija jonë minapastruese Fulda dhe anija e furnizimit Mosel po lundrojnë përmes Kanalit të Suezit drejt Detit të Kuq”, tha ai.
Pistorius gjithashtu nënvizoi se do të nevojitej miratimi nga Irani dhe Omani përpara çdo pjesëmarrjeje në një operacion pastrimi nga minat, duke shtuar se çdo mision do të varet gjithashtu nga zhvillimet në bisedimet e mëtejshme midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
