Gazetarja Sabina Mete foli për tema të ndryshme të Botërorit, e ftuar në Botërori Amerikan në News 24.

Sabia, si e ftuar speciale, ne kemi një bllok me pyetje shkurt. E para, si e ke përjetuar këtë Botëror, çfarë shije të ka lënë, me çfarë note do ta vlerësoje?

E vështirë që t’i vendosësh notë, por duket pak larg. Gjithsesi, oraret bënë të veten, pasi nuk i shikonim dot ndeshjet. Gjermania ime iku shumë herët, por e meritoi.

Në shijën tende, në logjikën tendë, kë përfaqësuese sheh si favorite kryesor për të triumfuar në këtë Botëror?

Franca ka mundësinë për të fituar. Deschamps ka në dispozicion dy skuadra. Besoj që Franca është favoritja.

Cila përfaqësuese të ka zhgënjyer më shumë, blofi më i madh i këtij Botërori?

Ka edhe ekipe të tjera përveç Gjermanisë, ku mund të përmendim Brazilin, apo edhe Holandën.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb