Gjermania konfirmoi se do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë, në një shenjë mbështetjeje për Kievin, që pritet të pasohet dhe nga SHBA.

Njoftimi i kancelarit Olaf Scholz ditën e sotme, shënon një moment historik që pasoi javë të tëra presioni intensiv ndaj Berlinit nga disa prej aleatëve të tij të NATO-s.

Scholz në një konferencë për shtyp, u shpreh se Gjermani do të forcojë më tej mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën.

Dërgimi i tankeve Leopard 2 në Ukrainë do t’u sigurojë forcave të Kievit një mjet ushtarak modern dhe të fuqishëm përpara një ofensive të mundshme gjatë pranverës ndaj Rusisë. Pritet që kjo lëvizje e Perëndimit të shkaktojë një goditje të fortë për Kremlinin.

Moska është duke u përballur me një fushatë në rritje për të pajisur trupat ukrainase me sisteme luftarake të teknologjisë së lartë, në prag të një vjetorit të luftës.

Pak ditë më parë, Kremlini ka instaluar një sistem të mbrojtjes ajrore pranë një prej pallateve të presidentit rus Valdimir Putin, për shkak të forcimit ushtarak të trupave ukrainase.

Po ashtu janë duke u mbrojtur dhe zonat përreth autostradës Rublevskoe, ku janë ndërtuar biznese të mëdha të elitës dhe politikanëve rusë. Po ashtu, pretendohet se Ryusia ka instaluar sisteme të fuqishme raketore për të mbrojtur hapësirën ajrore të Moskës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb