Emiliano Martinez, portieri i Argjentinës, fitues i Botërorit, bëri shumë bujë në rrjet me gjestet dhe sjelljet e tij brenda dhe jashtë fushë, mbi të gjitha duke u tallur me Kylian Mbappe. Në një intervistë për “France Football”, Martinez u përpoq të shpjegonte gjithçka duke nisur nga gjesti me trofeun e portierit më të mirë të Botërorit:

“Ishte e gjitha një shaka me shokët e mijë. E kisha bërë edhe më herët me trofeun e Kupës së Amerikës, të gjithë më thanë, edhe Messi: Mos e bëj më. E bëra për ta, asgjë më shumë. E gjitha zgjati vetëm një sekondë.

Festa në dhomat e zhveshjes duke kënduar kundër Mbappe-s? “Është diçka që ndodhi në dhomat e zhveshjes dhe aty duhet të qëndronte, nuk duhet të dilte. Kur Franca fitoi kundër Argjentinës në 2018 me kujtohen koret kundër Messit. Nuk kam asgjë personale kundër Mbappes. E respektojë shumë.

Festa me kukullën në autobus? Shumë objekte u hodhën në autobus, një prej tyre erdhi në këmbën e mia, doja t’ia ktheja, e gjitha zgjati dy sekonda. Si mund të tallem unë me të? Më shënoi katër gola në finale. Kam shumë respekt për të. Kur Messi të tërhiqet nga futbolli do të fitojë shumë “Topa të Artë”, u shpreh Mbappe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: