Nxënësit e shkollës “Andon Xoxa”, kanë realizuar një gjest të veçantë. Ato kanë përshëndetur moshatarët e tyre ukrainas, që në këto ditë janë duke kaluar çaste të vështira për shkak të luftimeve atje.

Ata thonë njëzëri se fëmijët duhet të mësojnë në shkolla, e jo të vriten me bomba.

“Ne jemi me ju në këtë ditë të vështira”, shtojnë më tej fëmijët.

Më pas, në shenjë solidarizimi, shkolla është veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb