Në kohën më të vështirë që Ukraina po kalon, përveç djemëve të rinj që janë angazhuar në luftën kundër Rusisë, edhe fëmijët e vendit kanë zgjedhur të ndihmojnë sadopak në tejkalimin e gjendjes.

Kështu, një 9-vjeçare nga Chernivi ka vendosur që të presë për herë të parë flokët e saj të gjatë dhe të dhurojë më shumë se 100 euro të fituara nga shitja e tyre për forcat e armatosura ukrainase të angazhuara me mision në Lugansk.

081443425 08a33f5e 301f 477f 8de2 F89f0cfa47b1
081443425 08a33f5e 301f 477f 8de2 F89f0cfa47b1

Kira Gubina tha për mediat se ajo ka anëtar të familjes në këtë front lufte.

“Vendosa të shkoj te një parukeri, të pres flokët, t’i shes dhe t’u jap para forcave të armatosura të vendit, pasi pashë në internet që vajza të tjera po e bënin këtë”, tha Kira.

081443438 C19d30df 4adf 4fa0 B15d 029a82d585b5
081443438 C19d30df 4adf 4fa0 B15d 029a82d585b5

“Ti ke flokë të mrekullueshëm, nuk do t’i presim kurrë”, më thoshte gjithmonë babai, por këtë herë ra dakord pa hezitim”, shtoi më tej vogëlushja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb