Mosha e mesme për shumë persona duket si nisja e një tatëpjete ku viten rrokullisen para syve tanë, për shumë të tjerë shihet si rindezje e vrulleve të adoleshencës. Ndryshimet prekin çdo detaj, përfshirë edhe seksualitetin.

Mjekja gjinekologe, Mimoza Keta në një intervistë për emisionin “Jeta pa filtër” thotë hapur se femrat bezdisen në këtë moshë nga kërkesat e partnerëve të tyre për raporte seksuale, ndërsa meshkujt futen në andropauzë. “Tani bëjnë (d)ashuri,” -thotë Keta, duke shtuar se cilësia e seksualitetit nuk është si më parë.

Ajo më tej flet për sëmundjet që prekin aparatin riprodhues dhe masat paraprake që duhen marrë përmes terapisë zevëndësuese me hormone. “Jeta pa filtër” me autore psikologen Ervisa Lula vjen çdo të mërkurë në orën 10:30 në Tv “News 24” dhe online në kanalin e Youtube “News 24Albania”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb